Greva e avokatëve që kundërshtojnë uljen e numrit të gjykatave, po vijon në të gjithe vendin.

 

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të avokatëve në datën 7 korrik, ku u përcaktua bojkot pa afat i të gjitha seancave gjyqësore.

 

Në këtë takim u vendos gjithashtu edhe vendimi për bllokimin e masave të sigurisë personale deri në 18 korrik.

 

I pyetur nga Vizion Plus, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia paralajmëroi se të gjithë avokatët që kanë thyer urdhërin për bojkotin do të marrin masë disiplinore.

 

Mbledhja e komitetit disiplinor pritet të mbahet pas dy ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.