Subscribe

Monika Kryemadhi mohoi përfshirën e LSI në sulmin me bojë ndaj deputetit më të ri të kuvendit Ralf Gjoni I cili doli nga listat e kësaj partie.

Madje drejtuesja e LSI shtoi se ky incident ka gjasa të jete veper e Edi Ramës, të cilën e konsideroi një regjisor që po I kthen deputetet në kllouna.

Ajo shtoi se nëse LSI do të kishte dashur, do i kishte sulmuar deputetet që dolën nga listat e saj edhe më heret.

Kryemadhi madje kërkoi që autoret e këtij incidenti të mbajnë përgjegjësi.

 

Nuk kam dijeni për diçka të tillë, lexova dhe unë një njoftim. Regjizori Edi Rama për të larguar vëmendjen nga çdo gjë e tij mbasi mori betimet e deputetëve, tashmë do t’i kthejë dhe në klloun, duke bërë gjëra.  Po të donim t’i kishim sulmuar, do ti kishim sulmuar me kohë por shpresoj që viktimat e radhës së Edi Ramës mos të jenë deputetët e opozitës së re të tij. Më vjen shumë keq për rastin e z.Gjoni,  përgjegjësit duhet të dalin, të denoncohen, nëse ka përgjegjës dhe nëse ka shkaktarë të tillë le të mbajnë përgjegjësitë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *