Boçi i drejtohet Ramës: Zoti Klloun! Votat nuk i vjedh mësuesi, por ti!

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi u tregua i ashpër me kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur klloun.
Ai e akuzoi për vjedhje votash, duke mohuar kështu atë që sipas tij tha Rama, se mësuesit vjedhin votat.
“Nga gjysmaparlamenti, gjysmagjeli Ramë, duke u spërdredhur për frikën nga koalicionet, ka akuzuar opozitën se mospranimi pres saj i administratës e mësuesve në procesin zgjedhor, na u përktheka në akuzë për hajdutë!!!??? Sa bukur të dëgjosh hajdutin tek akuzon!? Jo mor zoti Kloun jo!!! Opozita nuk ka akuzuar në asnjë moment mësuesit. Qartë, me prova, me fakte, me përgjime, me Bild e pa Bild, ne, e jo vetëm ne, të akuzojmë ty publikisht: Ke qenë, je dhe mbetesh një hajdut ordiner, i pështirë e serial votash. Mos u fshih më kot pas emrit të nderuar të mësuesit që ti me ministreshat e tua skandaloze, ke tetë vite që e frustron, e keqtrajton, e dhunon, e denigron dhe e tërheq zvarrë politikisht. Që je hajdut votash me damkë, këtë e dinë të gjithë shqiptarët e qeshin me ty tek merr pozën e të qashtrit.”
Reklamë
Boçi u shpreh i bindur se fundi i Edi Ramës ka ardhur.




