E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bluzat e bardha në zi/ Ndërron jetë në moshë të re infermierja, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë (EMRI)

Infermierja Valdete Gjon Dodaj , 33 vjeçe është ndarë nga jeta, pas një sëmundje të rëndë.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit, në një postim në faqen zyrtare, ku i ka shprehur ngushëllime familjarëve për këtë humbje të madhe.

 

Reklamë

U shkëput nga zinxhiri infemieror  kolegia jonë e  dashur  Valdete Gjon Dodaj , 33 vjeçe e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

 

Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të  Infermierisë, Shkodër dhe  ushtroi profesionin  e saj si  Infermiere  pranë ZKM, Tiranë.

 

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

 

Qoftë i paharruar kujtimi i saj

Vazhdo të lexosh

Reklamë