Presidenca ka reaguar pas komentit të zëdhënëses së BE-së, Maja Koçijançiç në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

 

Koçijançiç në komentin e saj shprehet se nëse nuk arrihet dakordësia brenda Shqipërisë, të merret opinioni i Komisionit të Venecias

 

Të zgjidhet me urgjencë problemi i Gjykatës Kushtetuese deklaroi zëdhënësja e BE-së.

 

Ndërkohë zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook, thekson se Maja duhet të lexojë Kushtetutën në shqip dhe të mos keqpërdoret nga Rilindja.

 

“Maja të lexojë Kushtetutën në shqip dhe të mos keqpërdoret nga Rilindja për lajme dite”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *