Subscribe

Blogerja Anila Perlala e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka folur për veshjen e saj.

Anila ka treguar se shpesh ajo ndan me fansat se veshjet që blen i merr te rrobat e përdorura, pasi i gjen më lirë, por janë edhe firmato.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Është pozitive për blogeret kjo gjë?

Anila Perlala: Për mua nuk përbën problem, se unë blej te të përdorurat, dhe atje gjen shumë gjëra origjinale, unë këtë e kam thënë shumë shpesh. Kam thënë që ka shumë tregje në Tiranë, ku mund t’i bleni dhe t’i rregulloni dhe t’i veshni.

Brikena Prifti: Cila ka qenë veshja që ke qënë krenare që e ke gjetur me pak lekë?

Anila Perlala: Veshjet latine, pasi unë jam kërcimtare.

Brikena Prifti: Çmimi më i lirë?

Anila Perlala: Para disa vitesh ka qenë 20 lekë të vjetra, por tani mund të variojë në 1 mijë lekë të vjetra. Duhet pak nerv edhe kohë normalisht. Po pate durim mund të gjesh veshje si çdo person që ka mundësi ekonomike.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *