E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Bllokohet sërish rruga në Tomorr, policia s’lejon kamionët e firmave të ngjiten në mal

Bllokimi i rrugës shkaktoi sërish trafik. Udhetarë e shofere u ankuan për vonesat e krijuara.

 

Ndërsa një nga shoferët e kamionëve tha se duke mbetur pa punë po u krijohen probleme financiare.

 

Reklamë

Bllokimi i rrugës drejt guroreve vjen pas një përplasjeje të fortë mes qeverisë dhe këtyre bizneseve.

 

Këto të fundit fituan të drejtën e vijimit të punës nga gjykata.

 

Por qeveria tha se do ta vazhdonte betejën ligjore.

 

Madje ministri i mjedisit dhe tirizmit blendi klosi siguroi se shumë shpejt, mali i tomorrit do të jetë park kombëtar dhe një zonë e mbrojtur nga shteti.

Më shumë video

Reklamë