Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë median dhe opinionin publik se ne vijim te ndërhyrjes emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë Kashar  në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të Bankës Botërore do të fillojë nesër ne ora 06-00 te mëngjesit fazën e dyte te punimeve ne segmentin Vore – Maminas ne drejtimin Tirane – Durres.

 

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

 

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë Rrugore është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

 

VORË – MAMINAS

 

Devijimi i trafikut ne drejtimin Tirane – Durrës fillon ne orën 06:00 date 12.06.2018

 

Lëvizja e automjeteve ne drejtimin Tirane – Durrës do te devijohet tek karburant Kastrati ne Vore ne rrugën dytësore Vore – Marikaj – Maminas (te nënkalimi i dyte i Vorës)

 

Automjetet mund te përdorin serish autostradën nga Maminasi ne drejtim te Durresit te mbikalimi i Maminasit.

 

Lëvizja e mjeteve te tonazhit te rende te cilat lëvizin nga Veriu ne drejtim te Jugut, do te devijohen ne Fushe Kruje ne drejtim te Kamzes duke shfrytëzuar rrugët alternative Tirane – Unaza e re –     Kombinat – Ndroq – Durres ose Tirane – Unaza e re – Elbasan – Rrogozhine.

 

Drejtimi nga Durrësi për ne Tirane është i hapur për lëvizjen e automjeteve.

 

Dalja për automjetet te mbikalimit ne Marikaj për ne rrugën dytësore do te jete i bllokuar.

 

Dalja te mbikalimi i Vorës ne drejtim te Veriut do te jete e mbyllur për mjetet e renda qe lëvizin ne drejtimin nga Durrësi drejt veriut. Këto mjete do te shfrytëzojnë mbikalimin te Casa Italia ne drejtim te Kamzes dhe ne vijim.

 

Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.

 

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

 

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.​

 

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Vore – Maminas do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *