Subscribe

Ky është një biznes fason, i cili ka rinisur punën, por me kapacitet të reduktur. Edhe pse kompania ka marrë disa masa parandaluese, ky sektor së bashku me atë të call-it mbeten aktivitete me risk të lartë përhapjes së virusit.

 

Situata mbetet shqetësuese në disa sektorë kyc të ekonomisë. Një prej tyre është edhe telekomunikacioni. Në këto ditë izolimi është rritur kërkesa e qyterarë për shërbime, por kompanitë nuk po mundin t’i përgjigjen interesit, për shkak të masave frenuese.

 

Sektori më i paralizuar është turizmi, i cili jep një kontribut të rëndësishëm në ekonomi. Për herë të parë hotelet në vend janë të boshatisura, ndërsa e ardhmja e sezonit është në pikpyetje.

 

Edhe ndërtimi, sektori kryesor i ekonomise, është i bllokuar.

 

Kufizimi i lëvizjes së automjteve të punës është bërë shkak që kompanitë të funksiojnë me minimumin e kapaciteteve.

 

Por edhe pse ka kaluar një javë nga parazilimi i jetës në vend, bzineset që kanë më pak mundësi përhapjeje të këtij virusi mbeten pa një zgjidhje.

 

Në kushtet kur situata mbetet ende e paqartë se sa do të zgjasë izolimi, qeverida do të duhet të japë mesazhe të qarta lehtesuese për bizneset kryesore, në mënyrë që efektet negative të mos rëndojnë buxhetin modest të vendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *