E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bllokohen kamionët e autobusët në Kapshticë, autoritetet greke s’lejojnë kalimin e mjeteve të tonazhit te rëndë

Prej orës 17:00 të së dielës policia greke nuk lejon kalimin e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë nëpërmjet pikës së kalimit të Kapshticës drejt vendit fqinjë, për shkak  të kushteve  të vështira atmosferike.

Në këto rrethana drejtues të mjeteve të tonazhit të rëndë për orë të tëra janë në pritje për të kaluar drejt vendit fqinj.

Nga policia greke janë lejuar të kalojnë drejt vendit të tyre vetëm veturat edhe ato të pajisura me zinxhirë.

Autoritetet shqiptare te kufirit thonw vetëm se janë në pritje të palës greke për normalizimin e situatës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë