E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bllokohen 103 mijë palë veshje të falsifikuara me marka luksoze në Durrës

Ditën e sotme, Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me Degën Doganore Durrës, ka bllokuar një sasi prej 103,000 palë veshjesh të ndryshme, të cilat mbanin emrat e markave të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein.

Për këto mallra ekzistojnë dyshime për shkelje të ligjit mbi markat tregtare dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Ky fenomen, së bashku me tregtimin pa kontroll të rrobave të përdorura (gabi), përbën një plagë të hershme që dëmton rëndë prodhuesit vendas. Kjo situatë krijon konkurrencë të padrejtë dhe i pengon ata të zënë vendin që meritojnë në tregun vendas me produktet dhe markat shqiptare.

Duke pasur parasysh se, sipas statistikave të luftës kundër fenomeneve të kundërligjshme, vetëm rreth 10% e mallrave të paligjshme arrijnë të bllokohen, është e lehtë të imagjinohet përmasa reale e sasisë që hyn në vend.

Reklamë

Organet kompetente duhet të intensifikojnë më tej përpjekjet për të luftuar këto fenomene, të cilat dëmtojnë tregun vendas dhe prodhuesit shqiptarë që prej vitesh përpiqen të jenë pjesë aktive dhe konkurruese në tregun kombëtar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë