E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Bllokimi i negociatave/ Rama: Rrugëtimi në BE po varet nga nacionalizmat e Evropës

Nga Athina, kryeministri Edi Rama foli për shtyrjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ai përsëriti qëndrimin e tij kundër vendimit të Bullgarisë, e cila vendosi shtyrjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Sipas shefit të qeverisë, Bullgaria përdori politikën lokale për të bllokuar vendet e tjera të Ballkanit.

 

Reklamë

Më tej, ai shtoi se integrimi po varet gjithnjë e më shumë nga nacionalizmat e Evropës.

 

“Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj që Bullgaria mësoi nga të tjerët, që mund të përdorësh politikën për të bllokuar të tjerët. Kur hymë në këtë proces të integrimit, na thanë se ky ishte ilaçi magjik kundër nacionalizmit. Me këtë që po ndodh, jemi pengje të nacionalizmit të BE-së. Rrugtimi i integrimit të BE, po varet më tepër nga nacionalizmat e Europës, të cilët mbajnë peng të tjerët. Kjo u bë për t’i shtrydhur vendet e tjera dhe për t’i treguar muskujt. Bullgaria është dëm kolateral në këtë aspekt. Nga ana tjetër, mendoj se nuk duhet që të biem pre e zhgënjimit dhe dëshpërimit…BE ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE. Nuk eshte se ne kemi nevojë për ta dhe ata jo për ne. Shembulli ishte i refugjatëve që duhet të vinin te ju pastaj te maqedoania e V, pastaj në Serbi. Sepse Ballkani perëndimor rrethohet nga kufijtë e BE. Çështja është se është një gropë në mes të BE.”

Më shumë video

Reklamë