Dhimitraq Ziu nga Policia e Shtetit bëri të ditur gjatë konferencës për mediat se, menjëherë pas marrjes së njoftimit për bllokimin e aksit Librazhd–Korçë, policia ka marrë masat e nevojshme për sigurimin e zonës dhe ndërprerjen e lëvizjes së mjeteve.
Ai theksoi se, për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe problematikave të rritura nga rrëshqitjet, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka hartuar një plan të detajuar për menaxhimin e trafikut.
Drejtoria e Policisë së Migracionit dhe Kufirit ka marrë masa për orientimin e drejtuesve të mjeteve në pikat e kalimit kufitar, duke respektuar të gjitha normat e sigurisë.
Ai i bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të jenë të qetë dhe të zbatojnë rregullat e vendosura nga autoritetet.
Dhimitraq Ziu: Me marrjen e njoftimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka marrë masat e sigurisë, ka ndërprerë lëvizjen e mjeteve. Nisur nga fluksi i madh i mjeteve edhe nga problematika në rritje, Drejtoria e Përgjthshme e Policisë së Shtetit hartoi një plan të detajuar. Drejtoria e Policisë së Migracionit dhe Kufirit ka marrë masa dhe orienton nëpër pikat e kalimit kufitar të gjithë drejtuesit e mjeteve duke respektuar të gjitha normat. I bëj një thirrje drejtuesve të mjeteve që të jenë të qetë dhe të zbatojnë të gjitha rregullat që janë vendosur. Ju bëj me dije se Policia e Shtetit garanton siguri dhe ka prezencë në të gjitha akset rrugore dhe të gjitha vendet që janë me risk./vizionplus.tv





