Subscribe

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-deputetin socialist, Alqi Bllako. Edhe pse seanca e kësaj të shtune ishte thjesht njohje me masën e sigurisë, ajo ka zgjatur më shumë se 2 orë. Gjatë seancës Bllako i ka mohuar akuzat ne ngritura nga SPAK kundër tij.

 

Seanca u zhvillua me dyert mbyllura, por një foto e Bllakos nga brenda sallës, u sigurua.

 

Në përfundim të seancës, avokati Sokol Hazizaj e konsideroi vendimin e togave të zeza si të padrejtë. Ai shtoi se klienti i tij nuk ka prodhuar akte, por vetëm ka patur rolin e përcjellësit të dokumenteve zyrtare.

 

SOKOL HAZIZAJ

AVOKAT

 Është jo ligjore dhe jo e drejtë, la në fuqi këtë lloj vendimi që për në është tërësisht dhe haptazi jo vetëm në mungesë të respektit dhe lirisë të Alqi Bllakos, por edhe në mungesë të dijenisë që ka kjo gjykatë dhe organi procedural i hetimit për Kodin e Procedurës Administrative. Tre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi procedural i hetimit, që lidhet me shpronësimin e tokës, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako. Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga këshilli i ministrave.

 

Edhe pse ka dyshime se Bllako tentoi të arratiset, Hazizaj i mohoi këto pretendime. Ndërsa mbi udhëtimin e shumëpërfolur me Klodian Zoton, avokati u përgjigj:

 

Kjo nuk u përmend në kërkimet e oganit procedurial të hetimit. Nuk është provë bindëse, për sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon. Ne mund të udhëtojmë bashkë në një avion apo autobus, kjo s’do të thotë që kemi lidhje bashkë.

 

Vetëdorëzimi i Alqi Bllakos në orët e para të mëngjesit të ditës së premte, ngriti shumë pikëpyetje mbi mundësinë e ndonjë arratisjeje. Në një njoftim zyrtar, SPAK reagoi duke thënë se policia e shtetit duhet që ta mbante nënkontroll prej datës 30 mars. E megjithatë prej më shumë se 8 orësh vendndodhja e Bllakos mbeti një mister.

 

Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e një prone nga arë në truall duke përfituar mbi 14 mln lekë. Ndër të tjera SPAK shprehet se Bllako favorizoi në tenderin e inceneratorit të Fierit kompaninë e Klodian Zotos.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *