Gazetari Bledian Koka, i pranishëm në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus deklaroi se situata aktuale politike në Shqipëri ka ndryshuar në raport me Sali Berishën.

Sipas tij sot ndërkombëtarët por edhe qeveria ndryshe nga disa muaj më parë, janë ulur në “tryezë” me Sali Berishën, pasi miqtë perëndimorë e dinë se kur negociojnë me Gazment Bardhin, janë duke negociuar me Sali Berishën.

Sipas tij edhe vizita e Blinken në Tiranë dhe mos përmendja e Berishës, tregoi se edhe aleatët gabojnë.

Ai që e nënshkroi me dorën e vet non-gratën e Beërishës, erdhi në Tiranë qendroi 8 orë dhe nuk e përmendi asnjëherë, qoftë edhe si tangent. Edhe aleatët tanë edhe miqtë tanë më të ngushtë gabojnë ndonjëherë, e rëndësishme është që reflektojnë”, tha Koka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *