E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Blinken mbron tërheqjen e trupave nga Afganistani/ Republikanët e “kryqëzojnë

U.S. Secretary of State Antony Blinken boards an aircraft after posing for a photograph with U.S. soldiers before departing Ramstein Air Base, near Ramstein-Miesenbach, Germany, September 8, 2021. Olivier Douliery/Pool via REUTERS

Shtëpia e Bardhë insiston se vendimi për tërheqjen e trupave amerikane nga  Afganistani ishte i duhuri edhe pse shkaktoi kaos.

 

Duke dëshmuar në seancën dëgjimore në kongres, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, mbrojti me vendosmëri qëndrimin e presidentit, Joe Biden.

 

Reklamë

ANTONY BLINKEN

SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT

 

“Nëse Presidenti Joe Biden do të kishte vendosur të mbante forca të armatosura në Afganistan, kjo do të kërkonte dërgimin e më shumë trupave amerikane për të parandaluar një marrje të pushtetit nga talebanët, duke pësuar më shumë viktima. Nuk ka tregues se qëndrimi më i gjatë do te kishte bërë që forcat ose qeveria afgane të ishin më elastike apo të qëndrueshme. Nëse 20 vjet dhe qindra miliarda dollarë në mbështetje, pajisje dhe trajnime nuk do të mjaftonin, përse një vit tjetër, pesë apo 10, do të ishin ndryshe?”

 

Por, Sekretari i Shtetit u përball me kritika të ashpra.

 

Republikanet e konsideruan tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani një fatkeqësi me përmasa epike, pasi shumë zyrtarë që tani kontrollojnë vendin ishin dikur terroristë.

 

Ndërkohë republikani,  Brian Mast, i cili humbi të dyja këmbët gjatë shërbimit në Afganistan, pati një debati të fortë me Blinken.

 

Ai i tregoi sekretarit fotografitë e 13 amerikanëve të vrarë në shpërthimin vetëvrasës në Kabul, duke theksuar se ata kishin nevojë për një përgjigje të sinqertë.

 

 “Unë nuk dua të dëgjoj sekretarin,Ne nuk kemi nevojë të dëgjojmë gënjeshtra.”

 

Afro 100 qytetarë amerikanë kanë mbetur të bllokuar ende në Afganistan pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë