E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Blinken: Hamasi nuk respektoi armëpushimin, Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken bën përgjegjës Hamasin për përfundimin e armëpushimit në Rripin e Gazës. Sipas tij, organizata palestineze nuk respektoi rregullat e armëpushimit dhe hodhi raketa drejt Izraelit, para përfundimit të afatit.

 

Reklamë

Blinken shtoi se në këto kushte Izraelit i lind nevoja dhe e drejta të mbrohet.

 

“Hamasi theu angazhimet që mori në lidhje me lirimin e disa pengjeve ,” shtoi ai, duke vënë në dukje se SHBA është e fokusuar në kthimin e pengjeve.

 

Megjithatë, Blinken theksoi se ka kërkuar nga Izraeli që të ketë në vëmëndje  sigurinë e civilëve të pafajshëm në Gazë.

 

Nga ana tjetër, Hamasi akuzoi Izraelin dhe SHBA, për përfundimin e armëpushimit, me argumentin se ata kërkojnë rifillimin e gjakderdhjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë