Subscribe

Ne një vendim surprize, prestigjiozja zvicerane “Blick” ka beret e ditur se tashme do te shkruaj edhe ne gjuhen shqipe. Lajmi është bere publik nga vete “Blick”, e cila deklaroi se deri ditën e ndeshjes Zvicër – Shqipëri, ne gazetën e tyre do te pasqyrohen edhe ne shqip te gjitha lajmet per kete ndeshje, por edhe kombëtaren shqiptare. Ajo e justifikon vendimin me faktin se ne Zvicër ka shume tifozë shqiptare dhe ata mund te informohen per kuqezinjtë. Ne fakt, interesi i tifozëve shqiptare dhe jo vetëm, ka qene mjaft i madh për shkrimet e kësaj gazete dhe duke pare këtë fluks “Blick” është i mendimit qe ne faqen e tyre te internetit te ketë ne vazhdimësi intervista dhe informacione për skuadrën e De Biasit, duke kaluar ne nje fare mënyre ne plan te dyte kombetaren zvicerane. Sic dihet, te Zvicra ne evropian do te marrin pjese 6 futbolliste me origjine shqiptare Xhaka, Shaqiri, Behrami, Xhemaili, Mehmedi dhe Tarashaj duke pasur nje debat mjaft te madh për te ardhmen e këtyre lojtareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *