E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Blerje votash në Maqellarë/ Policia: Sekuestruam një makinë me para, dy në pranga

Policia e Dibrës konfirmoi zyrtarisht se në Maqellarë, të enjten, ka patur një tentantivë për të blerë vota. Nga ana e policisë, u njoftua se për këtë rast janë arrestuar dy shtetas: A. C.,  25 vjeç dhe D. Xh., 36 vjeç, banues në Maqellarë.

 

Reklamë

Ata janë kapur teksa udhëtonin me një automjet në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi. Brenda mjetit, efektivët sekuestruan një shumë lekës, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit, si edhe fletëpalosje të një subjekti politik.

 

Reklamë

Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Po ashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. S. dhe G. H. sepse u kanë bllokuar rrugën dy personave të arrestuar.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë