Blegtorë të zonave të Fierit kane protestuar kundër asaj që ata e quajnë monopolizim të prodhimit të qumështit.
Sipas tyre, fabrikat në vend kanë ulur çmimin nga 160 lekë në 120 lekë çka ka sjellë krizë financiare për blegtorët duke detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset duke çuar tufat e deleve në thertore.
Lexo edhe :
Related Posts
“Vjet e kishim me 160 lekë sivjet me 140 lekë që i bie 250 lekë kilja e qumështit. Tani sivjet e ka bërë me 100 lekë qumështin.”
“Ne kërkojmë që këta të grumbullimit të qumështit të stabilizojnë çmimin.”
Blegtorët thonë se përballen me problematika të shumta duke filluar nga mirëmbajtja e kullotave të tokave të marra me qira si dhe mungesa e tregut.
“50-60 traktori, pale fara e të gjitha të tjerat, janë rritur shumë kostot për çddo gjë.”
“120 lekë qumështi është turpi i madh! “
Protestuesit bllokuan aksin që lidh Levanin me autostradën Fier-Vlorë me shpresën që zëri i tyre të dëgjohet deri në instancat më te larta .
Në këtë aks shkuan edhe forca të policisë rrugore për të bindur protestuesit për lirimin e rrugës.





