Sport
Bledi Shkëmbi, trajneri i ri i Tiranës, korçari prezantohet të premten bashkë me drejtorin sportiv Agim Ibrahimi

Bledi Shkëmbi do të jetë trajneri i ri i Tiranës. vetë klubi bardheblu zyrtarizoi marrëveshjen me trajnerin korçar, i cili mbante aktualisht postin e trajnerit të kombëtares shqiptare të 17-vjeçarëve.
Shkëmbi ka drejtuar më herët ekipe si Ballkani në Kosovë apo edhe Teuta dhe Dinamo në futbollin shqiptar.
Reklamë
44-vjeçari do të prezantohet të premten në mesditë nga klubi kryeqytetas bashkë me drejtorin e ri sportiv, i cili do të jetë shqiptari nga Maqedonia e Veriut Agim Ibrahimi.
Tirana po përpiqet të ringrihet pas një sezoni të dështuar, ku ekipi ndërroi tre trajnerë: Orges Shehin, Julian Ahmataj dhe Erbim Fagu. /vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




