Subscribe

Ish-futbollisti i kombëtares, Bledi Shkëmbi, i ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizon Plus, ka dhënë një intervistë ndryshe, se si është ai si baba, por dhe si ka ndryshuar futbolli shqiptar ndër vite.

Shkëmbi tha se sot karriera e një futbollisti është shumë më e lehtë, pasi kushtet e stërvitjes janë bashkëkohore, ndryshe nga dikur kur gjithçka ishte shumë më e vështirë.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Ishte më e vështirë të krijoje emër në futbollin shqiptar?

Bledi Shkëmbi: Faleminderit për ftesën. Në fakt kam luajtur në dia vite që ndoshta ka qenë më e vështirë. Tashmë futbolli po ecën në gjendjen më të mirë.

Brikena Prifti: Është në gjendjen më të mirë kombëtarja?

Bledi Shkëmbi: Ky sezon i kombëtares ka qenë ndoshta më i bukuri. Kemi qenë dhe njëherë tjetër në Europian, por ky ka qenë më i bukuri. Kemi kënaqësi të gjithë. Edhe ata që nuk kanë qenë tifozë, duket se e kanë ndier.

Brikena Prifti: Të merr malli për kohën kur ishe pjesë e kombëtares?

Bledi Shkëmbi: Patjetër që nostalgji kam. Por pjesa që merrem me futboll në panel apo në fushë si trajner më bën të fokusohem më shumë te kjo pjesë.

/Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *