Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump: SHBA ka...

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në kohë lufte,...

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë në bastisjen...

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur...

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë...

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e Ngushticës Bab...

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali,...

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend të ri...

Itali/ U kap me pako kokaine në trup e...

Putin: Sulmet me dronë të Ukrainës po ndikojnë në...

Bjellorusia dërgon forca shtesë, avionë dhe armatime në kufirin me Ukrainën

20 Gusht 16:44

Bjellorusia ka njoftuar se ka dërguar avionë, forca të mbrojtjes ajrore dhe armatime në kufirin e saj me Ukrainën, disa ditë pasi presidenti Alexandër Lukashenko tha se kishte dislokuar gati një të tretën e forcave të armatosura të vendit të tij në rajon.

“Grupi është rritur ndjeshëm dhe aktualisht është në shërbim në kufirin jugor të vendit tonë,” i tha rrjetit shtetëror CTV komandanti i forcave ajrore dhe mbrojtjes ajrore të Bjellorusisë, Andrei Likyanovich.

Forcat ajrore dhe forcat e mbrojtjes kundërajrore u vendosën në kufi, vuri në dukje Likyanovich, sipas faqes së internetit të CTV.

Pas inkursionit të papritur të forcave ukrainase në territorin rus, Lukashenko, një aleat i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin, akuzoi Kievin për politika agresive dhe për dërgimin e më shumë se 120,000 trupave të tij në kufirin me Bjellorusinë, ndërsa njoftoi se Minsk kishte vendosur pothuajse një të tretën e forcave të saj të armatosura përtej kufirit me Ukrainën.

Kievi tha se nuk kishte parë asnjë rritje të forcave bjelloruse në kufi dhe i quajti vërejtjet e Lukashenkos “retorike” që synojnë të kënaqin Putinin, i cili përdori territorin bjellorus si një pikë nisjeje për të filluar një pushtim të Ukrainës nga forcat ruse në shkurt 2022.

Likyanovich tha për CTV se Bjellorusia po pret gjithashtu më shumë dërgesa të avionëve ushtarakë nga Moska këtë vit dhe se Minsku po i përqendron përpjekjet e tij në forcimin e sistemeve të tij kundër mjeteve ajrore pa pilot (dronë).

“Fakti që dronët janë plagë e shekullit të 21-të është e qartë,” vuri në dukje Likyanovich.

“Është një dhimbje koke që besoj se do të gjejmë mjetet për ta përballuar”./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Bjellorusi Rusi Ukraine

Nga e njëjta kategori

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” të Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Sa kafe është mirë për shëndetin?

më shumë...

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në kohë lufte, sfidon Zelenskyn

më shumë...

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive dhe dy nën monitorim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:54

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump:...

9:50

Sa kafe është mirë për shëndetin?

9:33

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në...

9:22

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

8:47

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë...

8:34

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës,...

8:25

Akuzohet për përdhunimin e një italianeje, arrestohet...

7:51

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi...

7:23

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e...

7:07

U vra me thikë në Ksamil, ky...

6:55

Dielli nuk është armiku? Ja sa minuta...

6:34

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë...

6:08

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend...

5:53

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të...

5:41

Varreza masive në Zubin Potok, gjenden mbetje...

5:32

Itali/ U kap me pako kokaine në...

5:02

Putin: Sulmet me dronë të Ukrainës po...

4:57

Përplasja e skafeve në Koman, reagon policia:...

4:48

VIDEO/ Rrëzohet helikopteri, humbin jetën piloti dhe...

4:45

Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave Patriot...

Më të klikuarat

  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • “Na çudite”, ndjekësit të surprizuar me ndryshim...
  • Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.