Subscribe

Pasi u rrah barbarisht ne mes te rrugës kombëtare Tirane – Rinas, e ne sy te familjes, investitori libanez me pasaporte amerikane Fadi Mitri ka vendosur te largohet nga Shqipëria. Këto foto tregojnë momentet kur përfaqësuesi i kompanisë Omnix Albania, i shtrire ne nje barele, kalon pistën e aeroportit per t’u ngjitur nen kujdesin e te afërmeve ne avion. Ikjes i ka paraprirë njoftimi i kompanisë Omnix Grup, e cila ka dënuar ngjarjen kriminale, duke theksuar se tërhiqet nga çdo investim ne Shqipëri.

Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalëzit. Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë elementët e tjerë të një standardi më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, aquapark, dyqane, bulevard, bare, restorante.

Omnix Grup thekson se kompleksi gjigand do te hapte 1200 vende pune deri ne vitin 2018 dhe do ta shndërronte Shqipërinë ne destinacionin turistik numër nje ne Adriatik dhe Ballkan. Duke njoftuar ndërprerjen e aktivitetit këtë te marte, kompania përgëzon qeverinë per kujdesin ndaj zotit Mitri dhe familjes se tij, si dhe falenderon shume shqiptare qe i jane gjendur pranë atij.

Si konkluzion, Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për çdo shqiptar. Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë.

Ndërkohe, ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi ka vizituar ne spital biznesmenin. Ajo i ka kërkuar qe te vijoje me tej investimin ne Shqipëri, duke i ofruar mbrojtje dhe siguri maksimale 24 ore nga policia. Por mesa duket libanezi Fadi Mitri dhe kompania Omnix grup kishin marre nje vendim pa kthim. Sulmi ndaj Fadi Mitrit ndodhi ne 10 shtator ne rrugën e Rinasit. Automjeti i tij u godit qëllimisht nga nje makine, ne te cilën ndodheshin tre persona. Ata kane qëlluar me mjete te forta 55-vjecarin libanez, e sipas këtij te fundit e kërcënuan te hiqte  dore nga investimi e te largohej nga Shqipëria. Katër dite pas kësaj ngjarjeje, policia arrestoi 26-vjecarin Skender Kraja nga Durrësi dhe shpalli ne kërkim dy te tjere, banore te Sukthit. Kraja u akuzua per plagosje te lehte me dashje ne bashkëpunim, si dhe per prodhim narkotikësh, pasi ne shtëpi iu gjeten 35 grame hashash.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *