Subscribe

Ky është Durim Zaimi, pronari i një fast food-i në Tiranë , i cili pas afro 40 ditësh ka hapur sot biznesin e tij.

Këto kohë izolimi kanë qenë të vështira për Durimin dhe punëtorët e tij, pasi edhe pse kanë qenë të mbyllur gjatë këtyre ditëve, iu është refuzuar pagesa e luftës.

Fast food-i tashmë funksionon në shërbim të reduktuar, çfarë ka bere që nga nëntë punonjës që ishin para mandemisë, sot të mbeten vetëm tre.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Igli Zoto, i cili pas një muaji ka rihapur biznesin për riparime të pajisjeve elektroshtëpiake .

Igli shprehet se situata këto ditë ka qenë e vështirë për atë , pasi edhe pse është I vetëpunësuar, ai nuk ka përfituar asnjë ndihmë .

Frika e njerëzve nga virusi COVID-19 ka bere që numri i klientëve të jetë i paktë pasi Igli nuk mund të ketë akses në banesat e tyre për t’u ofruar shërbimet.

Ndërkohë  në tregje qytetarët duket se janë ndërgjegjësuar pasi ata kanë zbatuar msat e distancimit social. Tregtarët dhe blerësit thonë se tashme janë mësuar me udhëzimet për të mbrojtur veten dhe te tjerët.

Pikat me problematike mbeten bankomatet dhe sportelet e bankave, ku njerëzit krijuan rradhë të gjata, shpesh edhe pa respektuar masat mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *