Subscribe

Çdo vit, monopolet dhe korrupsioni kanë qenë shqetësimet kryesore të bizneseve në vend, por në 2021 gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar ka dominuar mbi çdo ankesë të sipërmarrjes.

 

Që nga viti 2012, kohë kur nisi indeksi i biznesit nga dhoma amerikane e tregtisë, në vitin që lamë pas për herë të parë emigrimi i punonjësve vlerësohet si kërcënimi kryesor i klimës së biznesit në Shqipëri.

 

Indeksi i biznesit nga dhoma amerikane për vitin 2021 ka një përmirësim, në raport me një vit më parë

 

Por nga ka ardhur ky përmirësim dhe kujt i dedikohet?

 

Në përgjithësi klima është përmiresuar pas pandemisë dhe rimbëkembjes e ardhur pas mbylljes. Por nëse do të shohim të gjtihë indikatorët që ndikojnë në klimën e bzinesit, asnjë prej tyre nuk I kalon 50 pikëshin, cka do të thotë se janë nën mesataren normale.- tha Neritan Mullaj drejtor I dhomës amerikane.

 

Autorët e indeksit e vënë theksin tek problemet e pazgjidhura ndër vite, që përsëriten në çdo anketim që janë monopolet, korrupsioni apo konkurrenca e pandershme.

 

Për ministren e financave Delina Ibrahimaj, tregu i punës është një sfidë e përbashkët që mund të adresohet jo vetëm me qeverinë

 

Thuajse çdo sektorë po vuan nga mungesa e punonjësve të kualifikuar. Edhe banka botërore ka ngritur shqetësimin e adresimit të këtij fenomeni, pasi do të ndikojë në produktivitetin dhe rënien e ekonomisë në të ardhmen e afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *