Subscribe

Komuniteti i biznesit ka reaguar ashpër lidhur me paketën e ligjeve fiskale që ndryshojnë në vitin 2022. Arben Shkodra nga Shoqata e Prodhuesve, i ftuar në emisonin “E-ZONË” tha se për këto ndryshime, nuk ka pasur asnjë konsultim paraprak.

 

“Me ne nuk ka pasur asnjë takim konsultues. Është detyrim ligjor, por nuk e kemi kulturë që qeveria të konsultohet me ne për taksat dhe tatimet e reja. Do të thoja që kjo paketë ligjesh erdhi si vetëtimë dhe ajo është një aritmetikë e thjeshtë për të mbledhur disa para më shumë në buxhet, vetëm ndaj bizneseve prodhuese.”

 

Sipas prodhuesve, një sërë ndryshimesh ligjore rëndojnë më shumë në sektorin prodhues në vend, ndërsa importuesit nuk cenohen.

 

“Nëse thua se do rritësh kufirin e TVSH së pataksueshme në 500 mln lekë për makineritë, këto pajisje i ble një biznes prodhues. Rritja e akcizës së gazit të lëngshëm prek një biznes prodhues. Heqja e rimbursimit të TVSH prej 6% cenon sërish prodhimin vendas dhe nuk prek aspak importuesit”, u shpreh Shkodra në emsionin “E-ZONË”.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *