E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Biznesi negociata me Veliajn për taksat

Pavarësisht protestave te bizneseve qe kërkojnë rishikimin e disa taksave, nuk ka ende nje marrëveshje te arritur mes perfaqesise se tyre dhe Bashkisë se Tiranës.  Nikallaq Neranxi, kreu i shoqatës te tregtareve tha se pasditen e kësaj te hëne do te zhvillohet nje takim me kreun e bashkisë Erjon Veliaj. Sipas tij, biznesi ka hartuar nje pakete me 12  propozime ligjore, ku kërkohet rishikimi dhe ulje e tarifave. Behet fjale per taksen e hapësirës publike, atë te pastrimit, taksen e truallit, ate te  infrastrukturës arsimore, taksen e pasurisë etj. Sipas tyre, rritja e te gjitha detyrimeve per ketë vit, ne mënyre jo transparente dhe te pa njoftuar me pare, ka bere qe shume biznese te vogla te gjenden përballe vështirësive te mëdha financiare.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë