Subscribe

Në kushtet kur nuk ka një protokoll zyrtar lidhur më mënyrën se si do të veprohet në bizneset me shumë punonjës, sipërmarrësit kanë vendosur të përcaktojnë vetë një të tillë. Teksa, fasonët kryesisht kanë një numër të konsiderueshëm punonjësish, me arsim të ulët, sipërmarrësit kanë krijuar një anketë/pyetësor për punonjësit duke hartuar disa pyetje lidhur me shëndetin e tyre.

 

Pyetjet që kanë si synim parandalimin e virusit, fokusohen tek sëmundjet e tyre kronike apo tek shenjat e mundshme të gripit. Nëse ndonjë prej tyre ka simptoma, sipërmarrësit e kthejnë në shtëpi. Një prej drejtuesve të një kompanie fason, Florjan Zekja tregon masat që ka marrë për ti paraprirë nisjes së punës ditën e martë.

 

Sipas tij, masat janë marrë edhe për transportin e punonjësve me qëllim mos pezullimin e punës.

 

Por drejtuesi i shoqatës së konfindustrias, Gjergj Buxhuku thotë se qeveria mund të lehtësojë disa masa të paktën në qytet ku nuk ka shenja të dukshme të virusit, për të mos pezulluar aktivitetin ekonomik.

 

Buxhuku vijon më tej kur thotë se buxheti i shtetit duhet të rishikohet me synim mbështetjen e bizneseve dhe minimizimin e efekteve negative që do të sjellë në ekonomi, covid-19.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *