Subscribe

Prej dhjetë ditësh, Maksim Kutrolli, ka rihapur dyqanin në tregun “maqedonas” në qytetin e Korçës.

Maksimi tregon për Vizion Plus se dhe pse ka filluar punë xhiroja e tij në këto ditë ka qenë vetëm 30 mijë lekë të vjetra.

Problematika pohohet edhe nga vet qytetarët. Ata thonë se në këto ditë pandemie i kanë kufizuar shpenzimet pasi janë të pasigurt për të ardhmen.

Për tregtarët, situata do të vijojë të jetë e vështirë deri në momentin që qytetarët do të vijojnë të lëvizin lirisht.

E njëjta problematikë haset edhe në qytetin e Elbasanit.

Si zgjidhje, tregtarët shohin heqjen e taksave vendore për një periudhë kohe pasi e kanë të pamundur që të vijojnë aktivitetin e tyre në këto kushte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *