18 shoqata biznesi janë bërë bashkë dhe i kanë dërguar një letër zyrtare Presidentit të Republikës, ku i kërkojnë të mos e dekretojë ligjin për anëtarësimin me detyrim në Dhomat e Tregtisë. Shoqatat vënë në dijeni kreun e shtetit se ky ligj bie ndesh me Kushtetutën, pasi biznesi anëtarësohet në mënyrë vullnetare në shoqatë dhe largohet kur të ketë dëshirë, por jo me detyrim. Shoqatat argumentojnë se ky ligj nuk ka reflektuar sugjerimet që ata kanë bërë me herët. Mbi të gjitha mbetet i paqartë detyrimi vjetor për këto shoqata. Për këto arsye i kërkohet Presidentit të mos e dekretojë ligjin, por ta kthejë për rishqyrtim.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *