Subscribe

Nuk është pandemia, as atmosfera zgjedhore ku janë përqendruar të gjitha energjitë.

Korrupsioni, raporton Vizion Plus, është problemi më i madh që po cënon aktivitetin ekonomik në vend. Dhoma Amerikane e Tregtisë apelon që forcat politike të gjejnë gjuhën e duhur për të reduktuar këtë fenomen.

 

Korrupsioni është kërcënimi më i madh i ekonomisë, s’ka përmirësim në ekonomi  pa reduktuar këtë fenomen. Mendoj se duhet gjetur gjuha e duhur dhe përbashkët mes partive që të luftuar këtë të keqe të madhe. –u shpreh Enio Jaco, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë

 

Dhoma amerikane po përgatit disa propozime, për t’ia përcjellë partive politike, ku një prej tyre është detajimi i disa ligjeve për ndëshkimin e zyrtarëve, që kryejnë korrupsion me fondet publike.

 

Një pikë e rëndësishme është menaxhimi i fondeve publike, pra tenderat që kryhen. Ka nevojë për më shumë transparencë. Ndërsa ne do të shkojmë dhe me tej ku do të propozojmë që zyrtarët të mbajnë pegjegjësi dhe të ndëshkohen për praktikat që ndjekin në këto procedura.

 

Sa i përket programeve ekonomike elektorale që po paraqesin partitë, sipërmarrësit amerikanë kërkojnë që sistemi i taksave të ofrojë qëndrueshmëri dhe barazi.

 

Përgjatë gjithë vitit biznesi ka reflektuar një mungesë të shtuar besimi se klima ekonomike do të përmirësohet. Ndaj dhoma amerikane thotë se situata ka nevojë për zgjidhje dhe kjo zgjidhje do të nisë me propozimin e një strategjie konkrete që qeverinë që dot ë dalë pas 25 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *