Deputetja socialiste, Pranvera Resulaj, në një intervistë për Vizion Plus foli lidhur me gjetjet e Dhomës Amerikane të Tregtisë përsa i përket ecurisë ekonomike të vendit.

 

Duke lënë mënjanë faktin se buxheti u miratua pa debat dhe mes kaosit në parlament, a mund të themi se sot kemi buxhetin më të mirë të mundshëm për vitin 2024?

 

“Nuk flasim që kemi buxhetin më të madh, por kemi buxhetin më të qendrueshëm dhe për këtë duhet të jemi të sigurtë dhe qytetarët duhet të jenë të sigurtë. Është buxheti në fakt që konfirmon qëndrueshmërinë perspektivën e rritjes ekonomike, e cila i tejkaloi pritshmëritë”, tha ajo duke nënvizuar se ky buxhet i përgjigjet nevojës së qytetarëve.

 

Nëse e themi thjesht për publikun: Vitin tjetër, kush do të paguajë më shumë apo më pak taksa?

 

“Paketa fiskale ka pasur shumë pak ndryshime, përsa i përket taksës së karbonit, akciza, ka pasur një lehtësi për ligjin për tatimin mbi TVSH përsa i përket gjethëve”, tha ajo. “Ajo që përbën diferencën është çka parashikohet tek diku 62 miliardë rritje për 16 mijë  punonjës të profesione të lira, të cilat kanë shkuar me ndryshimin e tatimit mbi të ardhurat personale, pra ligjit mbi tatimin për të ardhurat personale, i cili nuk ishte pjesë e paketës fiskale që shoqëron buxhetin e fundvitit. Por ka kaluar në parlament është miratuar nga prilli i këtij viti”, tha ajo se për shkak të plotësimit të kuadrit ligjor këto profesione janë kthyer në normalitet.

 

Gjetje pozitive për klimën ekonomike ka publikuar sot edhe Dhoma Amerikane e Tregtise. Megjithatë problem mbetet fuqia punetore e kualifikuar: Si është adresuar ky shqetësim?

 

“Është një shërbim i mirë që Dhoma e Tregtisë Amerikane i bën ekonomisë, biznesit, sipërmarrjes, për sa kohë ajo bën vlerësimin e indeksit të biznesit”, tha ajo duke nënvizuar se ekonomia ka marrë vlerësime pozitive përsa i përket rimëkëmbjes së saj. “Një nga kriteret e vlerësuar pozitivisht është kriteri ekonomi, nga mesatarisht i përgatitur në përgatitje të mirë”, shtoi ajo. “Nukë shtë diçka e re, është diçka e njohur, sigurisht që ka një problem me punëtorët në Shqipëri, sipërmarrja këtë e ka kuptuar e ndoshta e kemi kuptuar edhe më parë, ka një emigracion të kategorive të ndryshme të shqiptarëve. Në një studim të Bankës Botërore, kjo vjen për të gjithë vendet e Ballkanit, sidomos Ballkanit Perëndimor, e theksoj dhe e pranoj që Shqipëria kishte një numër më të lartë të emigracionit. E pranoj që ka një problem dhe kërkon një zgjidhje, së pari nga qeveria”, përfundoi ajo duke theksuar se reforma në pagë do të ndihmojë në reduktimin e këtij problemi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *