Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit për ulje...

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

E kërkojnë disa klube në Serie A, por ja...

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga...

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit pas sherrit...

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit të anijes...

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë në mbi...

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin e Hungarisë...

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për...

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes...

Bizneset në tension të mesëm do paguajnë 18.8 lekë/kWh edhe në shkurt

14 Mars 09:52

Mbi 7440 biznese në tension të mesëm 20,10,6 kilovat do të paguajnë në shkurt 18.8 lekë për një kilovat/ore energji, njëlloj sa çmimi i janarit.

 

Burime pranë Furnizuesit të Mundësisë së Fundit pjesë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thanë se kjo do të jetë tarifa që do të mbahet deri në momentin që do të ketë një vendimmarrje të re. Ky çmim është brenda marzhit që deklaroi më herët ministria gjatë diskutimeve me palët e interesit ku nënvizoi se luhatja do të ishte mes 18-22 lekë/kWh.

 

Biznesi në tension të mesëm po trajtohet me çmime preferenciale që janë produkt i mesatarizimit të blerjeve nga Korporata Elektroenergjetike shqiptare me 12 lekë/kWh dhe blerjeve nga tregu i lirë që janë në rastin më të mirë 3-4 herë më të shtrenjta se marrëveshja me prodhuesin publik.

 

Qeveria vendosi që për këtë grup biznesi të bënte liberalizim të pjesshëm në kushtet kur shoqatat e biznesit shprehën shqetësimin se do të shkonin drejt falimentimit nëse nxirreshin në treg të lirë në këtë moment. Liberalizmi i pjesshëm nënkupton që këto biznese po furnizohen nga kompanitë publike me çmime preferenciale por jo të rregulluara ndërkohë që në çdo moment që secili prej tyre që siguron një marrëveshje me një furnizues privat me çmim më të mirë mund të lërë lirisht furnizuesin publik.

 

Qeveria dakordësoi të mbante 7440 biznese deri në qershor të këtij viti me çmimin preferencial me shpresën se çmimet e energjisë do të uleshin duke i hapur kështu rrugë daljes së tyre në treg të lirë. Por kushtet e reja ku energjia në bursa mbetet në nivele rekord e bëjnë të paqartë mbështetjen që do ti jepet kësaj kategorie dhe çfarë do të ndodhë pas qershorit.

 

Ndërkohë bizneset e tjera që kanë dalë më herët në tregun e lirë siç janë ato në 35 kilovolt po vazhdojnë të furnizohen me çmimet reale që rezultojnë nga ankandet të cilat janë dukshëm më të larta. Muaji me tarifat më të shtrenjta deri më tani ka rezultuar nëntori me një tarifë 38.7 lekë/kWh ndërkohë që në dhjetor kishte një ulje të lehtë të këtij çmimi duke u stabilizuar në 31.7 lekë.

 

Çmimet e energjisë kanë pësuar një rritje të shpejtë nga shtatori i këtij viti duke arritur nivele që nuk ishin më parë ndërkohë që përveç rritjes së kërkesës post-pandemi ndikuan edhe një sërë faktorësh të tjerë si mungesa e qymyrit, kufizimet në prodhim nga termocentralet, në funksion të objektivave të klimës, si dhe prodhimi më ulët i energjisë eolike në 50 vite kanë dhënë ndikim./Monitor

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
biznes Energji Pagese tension

Nga e njëjta kategori

“U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien jashtë, Indri merr vendimin e papritur

më shumë...

Indri shkaktar për ndarjen nga i dashuri? Vanesa flet për marrrëdhënien me fermerin: Dua t’i rri afër

më shumë...

Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën: Nuk më është mbyllur plaga që kam pasur, s’mund të filloj diçka të re

më shumë...

Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:54

Punëtorët shpërblehen nga Agai, 6 fermerët që...

1:48

Kush është fermeri që largohet nga Ferma...

12:15

“U pendova që e futa në shtëpi”,...

11:54

Indri shkaktar për ndarjen nga i dashuri?...

11:21

Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën:...

10:51

Përkushtim për kafshët dhe punët e fermës,...

10:41

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit...

10:39

Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç”...

10:13

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

10:10

E kërkojnë disa klube në Serie A,...

10:06

Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e...

9:40

Ka lënë të dashurën jashtë,por i hapur...

9:27

Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet...

9:02

Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis...

8:56

Pesë shtete ende nuk e njohin Kosovën,...

8:51

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27...

8:37

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit...

8:07

“Jemi takuar disa ditë para hyrjes në...

7:23

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit...

7:06

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet se çfarë ndodhi...
  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Detajet e maskarës në SHBA, 31-vjeçari vrau shtatë fëmijët e...
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.