Subscribe

Nismës se Bashkisë se Tiranës per shtimin e gjelbërimit ne kryeqytet i janë përgjigjur qindra biznese dhe qytetare. Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi te gjithë ata qe kane kontribuar per mbjelljen e pemëve.

 

 “Çdo dhuratë është për të thënë faleminderit, por sidomos dhuratat e mira, të bukura dhe të shëndetshme si këto 150 pemë, janë një bekim i vërtetë. Jam shumë krenar që jam kryetari i bashkisë së një qyteti ku njerëzit e shohin solidaritetin si pjesë të rëndësishme të jetës; siç shohin të bërit biznes, të shkuarit në shkollë, sportin, kështu shohin edhe bujarinë e solidaritetin, sidomos për t’i kthyer diçka mbrapsht natyrës”

 

Parku i madh i liqenit tashme ka dyfishuar hapësirat e tij, që më parë ishin të zaptuara nga ndërtimet pa leje. Ai është kthyer ne nje nga vendet me te preferuara per qytetaret.

 

“Bashkia i ka kthyer qytetit diçka mbrapsht me liqenin, është dyfishuar si sipërfaqe, tani duhet të dyfishojmë edhe pyllëzimin. Kemi vendosur që pemët që kemi marrë sot dhuratë të kontribuojnë shtigjet e vrapit dhe të biçikletave në pistat e reja që janë hapur. Mbaj mend, po flisnim para katër vitesh kur e nisëm këtë betejë, jo mos ma prek këtë, jo mos ma prek atë! Mbaj mend që ka qenë një pjesë e madhe landfill, digjeshin qese, plehra, shishe, mbeturina; herë pas here konflikt, herë pas here binte zjarr. Edhe komuniteti rom sot ka kushte shumë më të mira, por ama edhe qyteti ka rifituar një pjesë të parkut që s’e kishte parë prej vitesh”.

 

Fushata per mbjelljen e pemëve përfundon pas 2 muajsh, ndaj Veliaj i beri thirrje banoreve te kryeqytetit qe te kontribuojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *