E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Bitcoin arrin vlera rekord

Bitcoin po këmbëhet në vlera rekord në këto momente që shkruajmë këtë lajm ku ditën e sotme u rrit me 6% dhe vlerësohet me 2,848 dollar.

 

Kjo rritje erdhi si rezultat i kërkesës së lartë nga Kina dhe Japonia. Monedha dixhitale është në vlera rekord për 33 herë në 38 ditët e fundit. Përgjatë kësaj periudhe është rritur me 144%.

 

Reklamë

Në Prill Japonia njohu Bitcoin si formë zyrtare pagesash. Distributori më i madh Rus filloi të pranojë Bitcoin për blerjet në Rusi, raporton PCWorld.al.

 

Megjithatë monedha dixhitale mund të marrë një goditje të rëndë nga Komisioni Amerikan i Sigurisë dhe Valutës.

 

Pasi e refuzoi herën e parë, komisioni tërhoqi vendimi për të dalë me një të dy i cili ende nuk është bëri i ditur. Vetëm në 2017-ën Bitcoin është rritur me 200%.

Vazhdo të lexosh

Reklamë