Stuhia Darsi apo e quajtur ndryshe “Bisha nga Lindja 2” ka paralizuar me reshje të dendura dëbore, kryesisht Holandën dhe Gjermaninë. Trafiku rrugor dhe ai hekurudhor është ndërprerë ketë të hënë ndërsa ka patur probleme edhe në shpërndarjen e dozave të vaksinave.

Në Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu janë anuluar udhëtimet, ndërsa pritet që gjatë 10 ditë në vijim të shtohen reshjet e dëborës, në pjesën më të madhe të Europës Veriore.

Autoritetet Holandeze shpallën gjendjen e emergjencës pasi kjo është stuhia më e ashpër në një dekadë. Në disa zona trashësia ka arritur deri në 30 cm. Të gjitha qendrat e testimit për koronavirus do të qëndrojnë të mbyllura për disa ditë.

Disa qëndra vaksinimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera, gjithashtu janë mbyllur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *