E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bisedime për luftën në Ukrainë, në tryezë janë delegaconet nga Kievi, Moska dhe Uashingtoni

Rusia, Ukraina dhe SHBA-të mbajnë në Abu Dhabi raundin e dytë të bisedimeve për fundin e luftës.

Diskutimet dyditore pritet të pasqyrojnë formatin e muajit të kaluar, me pjesëmarrjen e negociatorëve nga Uashingtoni, Kievi dhe Moska.

Ekipi i Ukrainës përfshin Kyrylo Budanov, ish-kreun e inteligjencës ushtarake, i cili tani shërben si kreu i administratës presidenciale; David Arakhamia, një negociator i besuar; dhe Andrii Hnatov, shefin e shtabit të përgjithshëm.

Nga ana tjetër, delegacioni rus kryesohet nga Igor Kostyukov, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake, së bashku me zyrtarë të tjerë të inteligjencës dhe të dërguarin special të Kremlinit, Kirill Dmitriev.

Nga pala amerikane pritet të marrin pjesë i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trump. Ata janë bërë zyrtarë të përhershëm në diplomacinë amerikane, duke lëvizur midis Lindjes së Mesme, krizës së Iranit dhe luftës në Ukrainë.

Por, pavarësisht përpjekjeve për fundin e luftës, Moska rifilloi bombardimet e Kievit, vetëm pesë ditë pasi Donald Trump pretendoi se Vladimir Putin kishte rënë dakord për një ndërprerje njëjavore të sulmeve për shkak të të ftohtit ekstrem në Ukrainë.

Një rrugë e qëndrueshme drejt paqes mbetet e ndërlikuar, me Moskën që vazhdon të ushtrojë kërkesa territoriale maksimaliste ndaj Ukrainës.

Vazhdo të lexosh