Kryeministri Edi Rama shprehet se ka realizuar disa biseda me ndërkombëtarët jashtë vendit dhe në Tiranë për situatën aktuale në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë nënvizoi se në fokus të takimit ishte edhe domosdoshmëria e përfundimit të reformës zgjedhore.

“Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës. Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it”, deklaroi Rama.

Pak më parë, edhe kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me ambasadorët e BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *