Video · Politikë
Biseda me Shtëpinë e Bardhë, Rama: Në fokus rajoni dhe çështja e Kosovës
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga biseda telefonike e zhvilluar me këshilltarin e Sigurisë të SHBA, J.Bolton.
Në një postim në “Twitter”, Rama shprehet se në fokus të bisedës mes tij dhe Bolton ka qenë çështja e Kosovës për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë.
Reklamë
Rama deklaroi gjithashtu se krahas kësaj teme mori falenderime të shumta në lidhje me qëndrimet konseguente të Shqipërisë.
“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë,që të mbyllë konfliktin historik.Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”
Më shumë video
Reklamë




