Subscribe

Kjo e mërkurë ka shënuar dy vjet nga zbulimi i rasteve të para me Covid 19 në Shqipëri. 3483 persona kanë humbur jetën nga komplikacionet e virusit, mes tyre edhe shumë mjekë e infermierë.

 

Pandemia e covid -19 e cila gjunjëzoi botën, pati impaktin e saj edhe në Shqipëri. Sot, kur bëhen 2 vite nga konfirmim i dy rasteve të para të infektuara nga koronavirusi, numërohen 3483 jetë të humbura, mes tyre edhe shumë bluza të bardha.

 

Të gjitha hallkat e sistemit shëndetësor ishin në alert, pasi kjo sëmundje çdo ditë shtonte të panjohurat e saj. Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një bilanc të bërë në 24 muaj pandemi e vuri theksin tek mënyra e përballimit të situatës emergjente nga strukturat shëndetësore.

 

Urgjenca Kombëtare ka mbajtur një peshë të rëndësishme me thirrjet e qytetarëve, jo vetëm për vizita në banesë e hospitalizime, por edhe informimin e qytetarëve.

 

E duket se fushata e vaksinimit masiv të popullatës ka patur edhe efektin e vet në shkallën e imunizimit. 272.337 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 përgjatë dy viteve, ndërsa janë kryer mbi 1.756.000 teste pcr dhe të shpejta në dy strukturat laboratorike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *