Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka publikuar një bilanc të dhunës së ushtruar në protestat e serbëve në veri.

 

Sipas të dhënave nga autoritetet e shtetit të Kosovës rezulton se janë regjistruar 21 sulme ndaj gazetarëve, 6 zyrtarë policorë dhe 30 ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar, tre me armë zjarri, dy qytetarë janë rrahur.

 

Ndërkohë janë djegur dy makina të policisë, teksa në total 7 automjete janë dëmtuar nga dhuna e protestuesve.

 

Qeveria e Kosovës ia atribuon këtë bilanc dhune bandave kriminale serbe, ndërsa thekson se situata është orkestruar nga Beogradi.

 

Shtetasit serbë protestuan në tri komuna në veri të Kosovës kundër vendosjen së krerëve shqiptarë në godinat komunale.

 

Gjatë protestës u regjistruan përplasje të serbëve me policinë, si dhe dhunë ndaj automjeteve të gazetarëve, duke penguar këta të fundit të ushtronin detyrën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *