Subscribe

Vitet e fundit janë djegur më tepër se 100 hektarë me kashtë gruri në zonën torfike të fushës së Maliqit.

 

Në të njëjtën zonë pak ditë më parë u dogjën afro 10 hektarë me grurë të një biznesmeni nga Katari, i cili prej dy vitesh ka marrë me qira sipërfaqe në zonën torfike. Sipas specialistëve të bujqësisë tre janë arsyet  zjarrit në zonën torfike.

 

Duke hequr një paralele me masat që merreshin në vitet  1990 për të mbajtur nën kontroll këtë zonë torfike nga zjarret, Zenullari rendit disa masa të tjera për parandalimin e përhapjes së flakëve.

 

Aurel Zenullari

 

Specialist bujqësie

 

Më kryesorja toka deri në 1990 mbeti produktive. Arsyet janë: Të cilat fillojnë nga kanalet e dyta e të treta e deri të masat e tjera të mos përhapjes së zjarreve.

 

Për të rregulluar sistemin e ujitjes me infiltrim shërbenin portat e kësaj ure.

 

Porta të cilat hapeshin në dimër për të shkarkuar ujërat e tepërta dhe mbylleshin në verë për të krijuar rezerva ujore për pjesën më të madhe të fushës së Maliqit, përfshi këtu edhe zonën trofike, zonë e cila kishte një sistem kullimi dhe vaditje në çdo cep të fushës. Porta të cilat janë rikthyer pas 30 vitesh, pasi persona  të panjohur i kanë hequr e shitur për skrap

 

Në bashkinë Maliq pas tharjes së kënetës është përfituar 4660 hektarë tokë bujqësore dhe 1300 hektarë të tjera u krijuan me anë të mbetjeve torfike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *