E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bilancet e tërmetit në Bulqizë, dëmtohen 62 banesa, banorët kërkojnë strehim

62 banesa të dëmtura nga tërmeti, ky ka qenë bilanci i autoriteteve bashkiake të Bulqizës pas verifikimit të bërë në terren.

Sipas kryebashkiakut Lefter Alla, problemet më të shumta janë në fshatra. Ndërsa janë dëmtuar dhe katër pallate, dy në Bulqizë dhe dy në Krastë.

Ndërkohë banorët kërkojnë strehim në çadra, pasi nuk mund të jetojnë më në banesat e tyre, pasi u rrezikohet jeta.

Lëkundja sizmike me magnitudë 4.5 ballë u regjistrua të premten, ndërsa u shoqërua me disa pasgoditje të njëpasnjëshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë