E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bilanc “lufte” në Francë nga koronavirusi, edhe Gjermania e shqetësuar

Në një kohë që në Europë numri I të infektuarve me COVID-19, tashmë ka kaluar shifren 250 mijë, në shumë vende të mëdha të kontinentit të vjetër raportohen shifra shumë shqetësuese.

Franca është vendi i tretë në Europë që ka humbur më shumë njerëz nga koronavirusi. Deri tani numërohen 1696 viktima, 365 të vdekur më shumë se të mërkurën.

Reklamë

Ndërkohe edhe numri I të infektuarve është rritur ndjeshëm pasi ka shkuar në 29 155, me një rritje të madhe prej 3922 raste në krahasim me një ditë më parë.

I gjithë vendi është mbyllur në shtëpi prej një jave tashmë dhe ka aktivizuar legjislacionin për të zbatuar një “ekonomi lufte”.

Shifrat e të infektuarve vijojnë të rriten shpejt edhe në Gjermani.

Tani në këtë vend jemi ne shifrat e 43 mijë e 646 pacienteve sipas “Hopkins University”. 56 të vdekur janë shënuar në orët e fundit dhe shifra totale tani ka shkuar në 262.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë