Në qershor të këtij viti mbretëresha e popit, Madonna, kaloi një sprovë të vështirë shëndetësore. Një infeksion i papritur bakterial bëri që 65-vjeçarja të intubohej për disa ditë në një spital privat në New York, madje në një moment si mjekët, si familjarët, u përgatitën për më të keqen, por këngëtarja ia doli mbanë. Së fundmi ajo i është rikthyer turneut të lënë në mes. Ajo ka dhënë një koncert në Antwerp, Belgjikë, ku edhe foli për këtë problemet me shëndetin për javë të tëra.

 

“Më pak se katër muaj më parë isha në një shtrat spitali, pa ndjenja. U mendua se mund të mos ia dilja, por u tregova më e fortë se sëmundja. Jam këtu për t’ju treguar se kjo është vërtet një mrekulli. Ndoshta nëna ime, Zoti e bekoftë!, duhet të më ketë ruajtur nga atje lart. Ajo me siguri më ka parë dhe ka thënë: ‘Bija ime, nuk është ende koha jote’,- rrëfeu e emocionuar artistja.

 

"Bija ime, nuk është ende koha jote", Madonna rrëfen si

 

Ajo e kishte prekur këtë temë edhe në shfaqjet e mëparshme, të organizuara në Londër, por nuk kishte hyrë ende në detaje. Mamaja e Madonna-s, Louise Fortin, vdiq nga kanceri i gjirit në vitin 1963, kur këngëtarja ishte vetëm pesë vjeç.

 

Në një moment tjetër, artistja tha: “Papritur pata një reflektim të çuditshëm dhe ndjeva empati ndaj nënës sime. Jo sepse ajo vdiq, por se sa e vetme duhet të jetë ndier ndërsa ishte në spital, duke e ditur se nuk do të mbijetonte./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *