Në Shkodër, besimtarët katolikë kanë shprehur nderimin e tyre të thellë për Papa Françeskun pas lajmit të vdekjes së tij.
Kishat e qytetit janë mbushur me një atmosferë solemne, ku këmbanat kanë rënë për të shpallur zisë dhe respektin për udhëheqësin shpirtëror të Kishës Katolike.
Flamuri i Vatikanit është ulur në gjysmë shtize, ndërsa portreti i Papës është vendosur në kishë, duke përkujtuar jetën dhe trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme.
Besimtarët janë mbledhur për të nderuar figurën e Papa Françeskut dhe për të reflektuar mbi mesazhet e tij të dashurisë, paqes dhe solidaritetit me të varfrit dhe emigrantët.





