Subscribe

Bie numri i të prekurve nga gripi dhe virozat e tjera respiratore në vend.

 

Rënia e infektimeve ka bërë që të gjitha qendrat shëndetësore dhe spitalet, të ndihen më pak nën presionin e fluksit të qytetarëve.

 

Mjekët thonë se edhe agresiviteti i viruseve në qarkullim është zbutur dhe simptomat zgjasin më pak ditë se më parë.

 

BEKTASHI MANDRI

 

MJEK NE QSH.10

 

“Klinika është pak më e lehtë bga ajao që ka qënë në janar. I  referohemi gjendjes së pacientëve çdo ditë dhe ka një rënie të agresivitetit. Kjo shikohet tek temperatura që është pak më e ulët sepse kishim nje temperaturë që shkonte 39 deri në 40 për 3-4 ditë dhe ishte shumë e vështirë ta kontrolloje , ndërsa tani shkon 38-39 por që zgjat më pak.”

 

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se tashmë piku i infektimeve është kaluar dhe situata epidemiologjike ka ritme më të moderuara.

 

Vetëm javën që lanë pas janë regjistruar rreth 15 mijë të sëmurë.

 

DRITAN ULQINAKU 

 

EKSPERT ISHP

 

“E veçanta e këtij viti është qe ne kishim tre viruse në qarkullim. Kjo veçori nuk ishte hasur prej shumë vitesh më përpara. Nëse i regferhemi të shkuarës mund të themi që e kaluam pikën më të keqe dhe nuk do të kemi zhvillime”

 

ISHP nuk konfirmon vdekje të shënuara gjatë pikut. Sipas këtij instituti, vëzhgimet konfirmojnë vetëm raste të komplikacioneve nga gripi, të cilat kanë marrë trajtim spitalor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *