Subscribe

Lajmi për uljen e infeksioneve ditore nuk ishte i vetmi lajm i mirë këtë të enjte. Rënie ka pësuar edhe numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv.

Aktualisht janë 14 pacientë që kanë nevojë për trajtim mjekësor, ndërsa një ditë më parë kishim 15.

“Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar”, tha specialistja Mirela Cami.

Nga ana tjetër, ka një rritje të numrit të të shëruarve. 13 qytetarë të tjerë kanë fituar betejën me koronavirusin, duke e çuar totalin në 771.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *