Subscribe

Rënia e numrit të nxënësve në shkolla është një realitet që drejtues të arsimit po tentojnë ta shmangin qëllimisht por shifrat flasin për një problematikë gjithnjë dhe në rritje.

 

Vetëm në territorin e Bashkisë Lezhë janë 444 nxënës në total më pak se një vit më parë.

 

Në rang qarku ky numër është rreth 1000 nxënës më pak, ku numrin më të ulët e ka rrethi i Mirditës, ndjekur më pas nga rrethi i Kurbinit.

 

Megjithatë drejtues të arsimit deklarojnë se këtë vit nuk ka asnjë shkollë të mbyllur. Sipas tyre procesi mësimorë ka filluar i mbarë.

 

Në rang qarku në Lezhë nisën shkollën këtë të hënë 15911 nxënës. Në klasat e para në Lezhë u ulën për herë të parë në bankat e dijes 679 nxënës, në Mirditë 127 nxënës, dhe 436 në Kurbin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *